Kreu Ekonomi Zyrtare: Ky eshte vendimi i kuvendit për faljen e gjobave

Zyrtare: Ky eshte vendimi i kuvendit për faljen e gjobave

nga Flamur Berisha

Me 22 vota për Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë, COVID-19.

Ndryshe, kjo rezolutë, fillimisht, u propozua nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili kërkoi suspendimin e të gjitha gjobave me qëllim që të ndihmohen bizneset dhe qytetarët.

Kryetari i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në emër të propozuesit të interpelancës “falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”, ka kërkuar faljen e borxheve ndaj bizneseve, pasi sipas tij, shumë prej tyre rrezikojnë të falimentojnë dhe shumë vende të punës t’i mbyllin për shkak të pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Tahiri tha se është e domosdoshme legjitime falja e borxheve.

“Për të gjithë ne është shumë e qartë se gjobat e shqiptuara janë ligjshme mbi mandatin dhe nga ligji për menaxhimin e pandemisë, sidoqoftë meqë periudha e pandemisë së paku aktualisht është nën kontroll. Kemi hyrë në një periudhë që përpos shëndetit publik duhet t’i adresojmë edhe dëmet ekonomike dhe biznesore të shkaktuara nga pandemia”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është kompetencë e ministrisë që t’i falë gjobat bizneseve të prekura nga pandemia.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni