Kreu Ekonomi Zyrtare: Masat e reja pritet te hyne ne fuqi te Marten

Zyrtare: Masat e reja pritet te hyne ne fuqi te Marten

nga Flamur Berisha

Masa të reja kundër pandemisë COVID-19 pritet të ketë në dy javët e ardhshme. Përveç mbylljes së gastronomisë, pritet edhe mbyllja e shkollave, qendrave tregtare, palestrave sportive e të tjera. Ky paralajmërim është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në një takim me kryetarë e përfaqësues komunash të dielën. Shumica prej tyre kanë dalë kundër një ideje të tillë, bashkë me Asociacionin e Komunave dhe Shoqatën e GastronomeveNga e marta, për 2 javë pritet të ketë ashpërsim masash kundër COVID-19 në Kosovë. Pas kësaj, është paralajmëruar rivlerësim i situatës.

Kjo ka qenë tema e një takimi virtual të dielën mes Ministrisë së Pushtetit Lokal, asaj të Shëndetësisë dhe përfaqësuesve të komunave.

Pas këtij takimi, është mbledhur bordi i Asociacionit të Komunave, i cili ka kundërshtuar ashpërsimin dhe ka kërkuar nga Qeveria që ta mundësojë zbatimin e masave aktuale.

Siç ka mësuar “KOHA”, në takim e organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal kanë marrë pjesë vetëm 6 kryetarë komunash, kurse të tjerët kanë qenë përfaqësues të komunave. Në bazë të informacioneve të siguruara, pjesa më e madhe e tyre i kanë kundërshtuar këto masa.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i ka thënë “KOHËS”, se edhe ai ka qenë kundër ashpërsimit të masave.


Gopotent

“Ne kemi kërkuar që hyrje-daljet e kufijve të kontrollohen në mënyrë më të rreptë, sepse ajo ka qenë njëra ndër shkaqet që Ministria e ka paraqitur si rritje e numrit të rasteve. Gjithashtu, vizitat e familjarëve në spitale regjionale të atyre që janë me COVID të ndalohen, ndërsa nuk kemi pranuar që të mbyllen bizneset, sepse gjendja ekonomike është shumë e rëndë”, është shprehur ai.

Kundër ka qenë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se më mirë të shtohen aktivitetet inspektuese, të rritet numri i inspektorëve në nivel lokal e qendror e të këtë zbatim rigoroz të masave në fuqi.

Në këtë takim nuk ka marrë pjesë Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, ka thënë se ndonëse tradicionalisht konsultimet janë bërë me ta, kësaj radhe nuk janë ftuar për të marrë pjesë në takim.

“Shpresojmë që Qeveria të mos marrë këso vendimesh pa i konsultuar në detaje komunat e Republikës së Kosovës, sepse ne konsiderojmë që çdo masë anti COVID zbatohet në nivelin lokal dhe gjithnjë sa herë komunat janë konsultuar para se të vendoset për masat anti-covid, atëherë masat kanë dhënë edhe rezultate. Neve kemi kërkuar si asociacion që komunave të Kosovës t’i shtohen edhe rreth 200 inspektorë komunalë në mënyrë që situata e tanishme të monitorohet në mënyrë më strikte”, ka theksuar ai.

Por, Ministria e Pushtetit Lokal përmes një sqarimi, ka thënë se edhe kryetari Imri Ahmeti edhe drejtori ekzekutiv, Sazan Ibrahimi kanë qenë të ftuar dhe se mos prezenca e tyre në takim nuk do të thotë që nuk ishin të ftuar.

Pas takimit, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbledhur bordin dhe përmes një komunikate është bërë e ditur qëndrimin se kufizimet e ashpra dhe mbyllja do të ndikojnë rëndë në sektorë të caktuar të ekonomisë.

“Nuk është mirë të ketë kufizime, sepse është koha e të mbjellave, e edhe gastronomia është e lidhur me bujqësinë. Po ashtu, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës vlerëson se institucionet qendrore dhe shëndetësore duhet të vazhdojnë konsultimet me kryetarët e Komunave në nivel më të gjerë të përfshirjes, në mënyrë që të kemi vlerësim më real të gjendjes dhe bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe lokal për formën dhe masat kufizuese”, thuhet në njoftim.

Kundër masave të reja ka dalë edhe Shoqata e Gastronomëve e cila këto paralajmërime i ka quajtur arbitrare e të papranueshme, duke paralajmëruar kundërshtim të fuqishëm.

Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk janë përgjigjur se kur do të nisë zbatimi i masave të reja të paralajmëruara për mbyllje të gastronomisë, qendrave tregtare e palestrave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni