Kreu Biznes Zyrtare: Miratohet lirimi gradual i masave anti-COVID.

Zyrtare: Miratohet lirimi gradual i masave anti-COVID.

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës ka miratuar masa lehtësueses anti-Covid, por në mbledhje nuk është bërë e ditur se cilat janë ato.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se ka rënie të numrit të rasteve për 65% për çka edhe mundësohet lehtësimi i masave.

“Sipas raportit të fundit situata me Covid-19 paraqitet e qëndrueshme. Ulja e rasteve pozitive për dy javët e fundit ka shënuar rënie prej 65% dhe në një situatë të tillë propozojmë vazhdimin e lehtësimit të masave.”

Vitia tha se masat do të shqyrtohen pas dy javësh.

“Lehtësimi i masave është duke u bërë në raport me tri objektiva kryesore: parandalimin e përhapjes së infeksionit, moscenimi i aktiviteteve ekonomike por duke pasur prioritet ruajtjen e shëndetit publik dhe ruajtja e shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve. Masat shërbejnë që situata të mbahet në kontroll. Ndryshimi i situatës epidemiologjike kërkon vendime dhe masa të reja konform situatës së re. Vlerësimi i masave kufizuese do të bëhet pas dy javësh” tha Vitia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni