Kreu Financa Zyrtare: nga sot hyne ne fuqi masa qe i subvencionon punetoret me nga 300 euro (shiko ketu)

Zyrtare: nga sot hyne ne fuqi masa qe i subvencionon punetoret me nga 300 euro (shiko ketu)

nga Kontabilisti

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nga sot  do të hyjë në funksion masa Qeveria për Familjet, që ka për qëllim t’i ndihmojë familjet e cila nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se ky program ishte njëri nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje para se të vinte në pushtet, ai tha se kjo do të realizohet mes bizneseve, qeverisë dhe qytetarëve.

Fillon skema ‘Qeveria për Familjet’Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur sot aplikimin për skemën ‘Qeveria për Familjet’ që synon punësimin afatgjatë të punëkërkuesve që nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar. Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit:
T’i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;

Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar;

Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në Agjencinë e Punësimit (APRK). Kushtet për aplikim nga punëdhënësit:

Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;

OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Mënyra e subvencionimit:

Kompenzimi për punëdhënësin: 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro në muaj subvencionim nga Qeveria për punëtor);

Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit.

Për më shumë detaje ju lutem shihni vegëzat e mëposhtme: https://mf.rks-gov.net/…/A68EB2C7-DEB3-4351-99C5…https://mf.rks-gov.net/…/9FA91A69-EAEA-4D20-BEC9… Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyren e Punësimit të komunës suaj. Adresën e Zyreve të Punësimit mund ta gjeni në faqen e APRK-së: https://aprk.rks-gov.net/Content/Agency/Index

Ju gjithashtu mund të pëlqeni