Kreu Financa Zyrtare: Qeveria merr vendim për rritjen e pensioneve

Zyrtare: Qeveria merr vendim për rritjen e pensioneve

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot nëntë vendime.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur është miratuar edhe një vendim i Ministrisë së Financave, Hekuran Murati, ku katër kategoritë e pensioneve tash e tutje do t’i kenë pensionet 100 euro.

“ Ne me të marrë mandatin në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike patëm marrë vendim që deri në fund të vitit 2021 asnjë pension të mos ishte nën 100 euro, dhe këtu përfshiheshin katër kategori: pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësisë së kufizuar 75 euro, pensioni familjar 90, dhe pensioni inavlidor i punës 90 euro. Pra, kemi aplikuar shtesa për këto kategori që të mos jenë nën 100 euro në kuadër të Pakos së Ringjalljes”, tha Murati.

E ky vendim i marr gjatë periudhës së 2021 do të vazhdojë përgjithmonë, tha Ministri Hekuran Murati.

“Gjatë tërë vitit 2021 as një pension mos të jetë me pak se 100 euro. Gjatë pakos se ringjalljes ekonomike siç e kemi premtuar kjo shtesë do të jetë e përhershme”, tha Murati./kontabilisti.info

Ju gjithashtu mund të pëlqeni